Kosova do të luajë në grupin me katër përfaqësuese dhe kjo do të thotë se kualifikimet do të nisin më vonë për “Dardanët”.
Futbollistët e drejtuar nga selektori Franco Foda, do t’i nisin kualifikimet në vjeshtë, e jo në pranverë.
Nga dy ndeshje do të luhen në shtator, dy në tetor e dy në nëntor.
Vetëm 12 fituesit e grupeve avancojnë direkt në Kupën e Botës 2026.
Katër përfaqësuese tjera do ta kërkojnë kualifikimin nëpërmjet plejofit.
Ndeshjet e plejofit luhen në mars të vitit 2026.
Kupa e Botës 2026 do të organizohet në Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në Meksikë, nga 11 qershori deri më 19 korrik të vitit 2026.
Në muajin mars të vitit të ardhshëm, Kosova do të luajë në plejofin për kualifikim në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Për kundërshtare do ta ketë Islandën.