Skuadra kroate Lokomotiva nga Zagrebi, ka mposhtur Hajdukun e Splitit 3-2.

Mysafirët nga Hajduku, ku luan mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli, shënuan dy gola me anë të Caktas.

Golin e parë për vendasit e shënoi Kolinger, me asistimin e shqiptarit Jon Mersinaj.

Rezultatin e barazoi shqiptari tjetër, Indrit Tuci shënoi në minutën e 66-të. Ai u ndihmua nga futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati, i cili asistoi te ky gol.

Kurse goli i tretë u shënuar nga Petrak. Lokomotiva tash është në vendin e dytë me 53 pikë dhe  Hajduku në vendin e pestë me 51 pikë.