Portieri 38-vjeçar, Manuel Neuer, pritet ta vazhdojë kontratën me Bayern Munichun.
Lajmi është bërë i ditur të enjten nga mediat e huaja, që shkruajnë se të dyja palët janë të gatshme për ta realizuar një gjë të tillë.
“Tani duhet vetëm t’i qartësojmë dhe t’i diskutojmë detajet përfundimtare”, ka thënë drejtori sportiv i Bayern Munichut, Max Eberl.
Neueri gjatë kësaj jave ka dhënë sinjale se dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës më të suksesshme gjermane.
“Mendoj se si unë, ashtu edhe klubi, do të ishim të lumtur nëse do të vazhdonim”, ka thënë kapiteni i Bayernit të dielën.
Neueri është portier i Bayern Munichut prej vitit 2011.