Portieri Visar Bekaj dhe skuadra e tij Hatayspor që bën gara në Superligën e Turqisë, janë befasuar të enjten në Kupën e Turqisë.
Bekajn në minutën e 43-të e mposhti bashkëlojtari i tij, Gorkem Saglam, dhe me rezultatin 1:0, Hatayspori u eliminua nga Iskenderunspori, skuadra e kategorisë së tretë e futbollit të Turqisë.
Ndeshja i ka takuar xhiros së pestë të Kupës.
Iskenderunspori avancoi tutje, ndërsa Bekaj dhe Hatayspori vazhdojnë garimin në elitën turke.
Në kampionat, ekipi i portierit të Kosovës është në pozitën e parafundit me nëntë pikë në 15 ndeshje.