Trajneri kroat, Ivan Juriq, do të jetë trajner i ri i Southamptonit. 

Ai është pajtuar që t’i bashkohet skuadrës së Premier Leagues angleze me kontratë 18-muajshe. 

Kontrata e Juriqit mund të rinovohet në verë, nëse Southamptoni e shmang rënien nga elita angleze e futbollit. 

Më pas do të qëndronte në skuadër edhe për dy edicione tjera. 

Juriqi u shkarkua muajin e kaluar nga posti i trajnerit të Romës. 

Puna te skuadra italiane zgjati më pak se dy muaj.