Hakim Ziyech ka deklaruar se do të largohet nga Galatasaray në muajin janar, pasi është shprehur se “nuk dëshiron” të luajë më për këtë klub.
Futbollisti me tipare sulmuese iu bashkua skuadrës së madhe turke në formë huazimi nga Chelsea në vitin 2023, para se ta kompletonte transferimin në verë.
31-vjeçari në edicionin e parë te Galatasaray pati tetë gola në vetëm 23 paraqitje.
Megjithatë, në edicionin aktual ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje.
Marokeni e ka kritikuar shumë trajnerin Okan Buruk.
Ai ka thënë se niveli i tij është shumë i ulët, ndërsa ka insistuar se dëshiron të largohet në muajin janar.
“Periudha te Galatasaray ka mbaruar. Nuk dua të luajë më këtu. Do të largohem në janar. Nuk kam parë kurrë nivel kaq të ulët të një trajneri. Nuk më intereson shumë nëse transferimi te Galatasaray ishte i gabuar. Dua të largohem çfarëdo që të ndodh. I bie pishman që kam ardhur këtu”, ka thënë Ziyech, shkruan “The Sun” të premten.
Ai te Chelsea i kaloi katër sezone para se të transferohej në Turqi.
Te Chelsea realizoi gjashtë gola në 64 paraqitje në Premier League, por ishte pjesë e skuadrës që e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2021, me trajnerin Thomas Tuchel.
Galatasaray prinë në tabelën e Superligës së Turqisë me 41 pikë, gjashtë më shumë se Fenerbahçe.