Mbrëmjen e së hënës, futbollistët shqiptarë shkëlqyen në kampionatin kroat.
Skuadra kroate Lokomotiva nga Zagrebi ku luajnë disa futbollistë shqiptarë, ka mposhtur Hajdukun e Splitit 3-2.
Te Hajduku luan mbrojtës shqiptar, Ardian Ismajli.
Njëri nga shqiptarët e Lokomotivës, shënoi gol e dy të tjerë asistuan.
Indrit Tuci shënoi në minutën e 66-të një gol mjaftë të bukur. Ai u ndihmua nga futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati, i cili asistoi te ky gol.