Dy lojtarët e grupmoshave të Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Eliot Bujupi dhe Luan Simnica, ia kanë siguruar një pikë Stuttgartit II, në kategorinë e tretë të futbollit gjerman.

Në ndeshjen e xhiros së 19-të, Stuttgarti II barazoi në udhëtim tek Esseni, 2:2.

18-vjeçari Bujupi, që e ka një ndeshje me Kosovën A dhe tetë me Kosovën U19, realizoi për 1:1, në minutën e 74-t. Ai realizoi me goditje të saktë nga zona.  Për të ishte goli i dytë në katër ndeshje me Stuttgartin II.

Ndërkohë, mesfushori defensiv, 20-vjeçari Simnica, golit të parë të edicionit në 14 ndeshje, iu gëzua në minutën e 81-të me kokë nga afërsia.   Dion Berisha ishte në bankën rezervë tek Esseni.
Stuttgarti II i ka 20 pikë në 19 ndeshje të luajtura dhe po lufton për mbijetesë.