Milano është duke tentuar të përforcohet gjatë verës.

Drejtuesit e klubit nga qyteti i modës, janë përqendruar të kërkojnë futbollistë në Bundesigë.

Një nga emrat e përmendur si përforcim i mundshëm, është edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica, raporton VAR Kosova.

Sipas Sky Italia, drejtuesit e Milanos dëshirojnë ta kenë në radhët e veta futbollistin e Werder Bremen. Mirëpo, ende nuk ka asgjë konkrete.

Përveç Milot Rashicës, rossonerët janë në kërkim edhe të dy futbollistëve të tjerë.

Bëhet fjalë për dyshen nga Leipzig, Dayot Upamecano dhe Patrik Schick, i cili është i huazuar nga Roma./VAR Kosova/

Londra 19/02/2020 – Champions League / Tottenham-Lipsia / foto Imago/Image Sport nella foto: Patrik Schick