Arsenali nuk ka gabuar në ndeshjen e xhiros së 17-të të Premier Leagues dhe ka fituar thellë 5:1 në udhëtim te Crystal Palace.
Me fitoren e arritur të shtunën, Arsenali ka vazhduar garën e fortë për titull edhe në këtë edicion.
Gabriel Jesus e hapi serinë e golave në minutën e gjashtë, ndërsa Ismaila Sarr i barazoi shifrat pesë minuta më vonë.
Jesus shënoi tjetër gol në minutën e 14-të, ndërsa për 3:1 u përkujdes Kai Havertz.
Gabriel Martinelli pas një ore lojë me asistim të Declan Ricet shënoi për 4:1, ndërsa mesfushori anglez, Rice, e vendosi rezultatin përfundimtar të takimit, gjashtë minuta para fundit.
Arsenali në 17 ndeshje ka 33 pikë, teksa Crystal Palace mbetet me 16 pikë.
Ditë më parë, Arsenali e eliminoi Crystal Palacen nga çerekfinalja e Kupës së Ligës, pas fitores 3:2.