Bayer Leverkuseni e ka shfaqur fytyrën e kampionit të shtunën në ndeshjen e xhiro së 15-të të Bundesligës gjermane, me shkëlqimin e Patrik Schickut e Florian Wirtzit.
Schick i shënoi katër gola, ndërsa Wirtzi e shtoi një tjetër për fitoren e tetë rresht në të gjitha garat për Leverkusenin.
Leverkuseni fitoi 5:1 ndaj Freiburgut.
Wirtzi humbi penalltinë në minutën e 33-të, por asistoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë për Schickun.
Wirtz më pas shënoi për 2:0 në minutën e 51-të, ndërsa Vincenzo Grifo e realizoi golin e vetëm për mysafirët në minutën e 55-të.
Sulmuesi çek shënoi edhe në minutat 67, 74 dhe 77, për fitoren 5:1.
Xhaka e kompletoi ndeshjen në mesfushë te Leverkuseni, ndërsa Florent Muslija ishte në bankën rezervë te mysafirët.
Leverkuseni ka 32 pikë në vendin e dytë, katër më pak se Bayern Munichu.
Freiburgu mbetet me 24 pikë.