Arb Manaj ka shënuar gol në minutën e 92-të për t’ia siguruar fitoren skuadrës së Dritës.

Drita të dielën e mposhti Feronikelin 74 me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje i takon javës së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll. Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 12-të me golin e Leart Zekollit.
Ai shënoi gol të bukur nga distanca.  Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 55-të.

Rron Broja realizoi për 1:1. Ndërsa për 2:1 shënoi Manaj me goditje të bukur me kokë nga afërsia.

Drita humbi penallti edhe në minutën e 64-t.  Besnik Krasniqi e humbi penalltinë.

Drita e përfundoi sezonin vjeshtor në pozitën e parë me 38 pikë.

Feronikeli 74 është në pozitën e fundit me 11 pikë.