Braziliani Philippe Coutinho, rrezikon të mbetet pa klub.
Bayren Munich, ku ai ishte i huazuar, humbi të drejtën për ta blerë.
Derisa te Barcelona, aktualisht nuk ka vend për ish-yllin e Liverpoolit.
Barcelona është duke tentuar të gjejë një blerës që do të blinte brazilianin deri në fund të qershorit.
Në anën tjetër, janë shumë skuadra evropiane të interesuara për shërbimet e tij.
Evertoni dhe Roma, tashmë kanë shprehur interesimin e tyre.