Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka konfirmuar lëndimin serioz të sulmuesit anglez, Bukayo Saka. Saka pësoi lëndim muskulor të shtunën në fitoren e Arsenalit 5:1 ndaj Crystal Palace.

Ai u detyrua të zëvendësohej në minutën e 24-t. Saka pritet të jetë fushave për disa javë, shkruan të hënën “BBC”.

Për Sakan ky është lëndimi i tretë që e pëson këtë edicion. 23-vjeçari Saka është futbollist shumë i rëndësishëm për Arsenalin.

Anglezi në 24 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat ka nëntë gola dhe 13 asistime. Saka dhe Kai Havertz janë golashënuesit më të mirë këtë edicion tek Arsenali.