Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka zënë vend në njëmbëdhjetëshen më të mirë të javës së 17-të në Serie A.
Formacioni më i mirë i javës së 17-të është përzgjedhur nga faqja e specializuar për statistika, “SofaScore”.
Rrahmani realizoi gol të bukur me kokë të shtunën në fitoren e Napolit 2:1 ndaj Genoas. Për Rrahmanin ky ishte goli i parë këtë edicion në elitën e futbollit italian.
Në 18 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat deri më tani, 30-vjeçari Rrahmani ka kontribuar edhe me dy asistime.
Rrahmani është shumë i rëndësishëm në repartin defensivë te skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte.
Për Rrahmanin është sezoni i pestë që është duke e kaluar te klubi italian.