Ardian Ismajli me skuadrën e Empolit të shtunën kanë pësuar disfatë në shtëpi nga Genoa me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 18-të të Serie A.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 46-të me golin që e shënoi Milan Badelj.
Në minutën e 68-të sulmuesi Caleb Ekuban i dyfishoi shifrat.
Gjashtë minuta më pas Sebastiano Esposito e realizoi golin e vetëm për vendësit.
Ismajli e kompletoi ndeshjen.
Empoli dhe Genoa kanë nga 19 pikë.
Të dyja skuadrat renditen në mesin e tabelës.
Ndeshjen e radhës Empoli në kampionatin italian e ka më 4 janar ndaj Venezias.
Ndërsa më 5 janar Genoa përballet me Leccen.