Ish-futbollisti i Rusisë, Aleksei Bugayev ka vdekur në luftën që Rusia po e zhvillon për pushtimin e Ukrainës.

“Për fat të keq, lajmi për vdekjen e Aleksit është i vërtetë”, ka thënë Ivan Bugayev, babai i ish-futbollistit.

Mediat ruse të dielën mbrëma kanë shkruar për vdekjen e 43-vjeçarit, ndërsa të hënën në mëngjes lajmi është shpërndarë edhe nga mediat e mëdha ndërkombëtare.

Bugayev ka luajtur shtatë ndeshje për Rusinë. Raportohet se ai është rekrutuar nga forcat rusë derisa ishte në burg.

Ai luajti si mbrojtës në Rusi prej vitit 2001 e deri në vitin 2010. Ishte te skuadra si Lokomotiv Moska e Krasnodari. Bëri dy paraqitje për Rusinë në Evropianin në Portugali në vitin 2004. Në vitin 2023 u arrestua për tentim të trafikimit të drogës dhe u dënua me nëntë vjet e gjysmë burg në shtator të vitit 2024.

Në burg është rekrutuar si ushtar i Rusisë. 

Rusia shfrytëzon shumë të burgosur për pushtimin e Ukrainës.