Skuadra e Milanit të hënën e zyrtarizoi shkarkimin e trajnerit portugezit, Paulo Fonseca, ndërsa në vend të tij emëroi Sergio Conceiçaon.

Për shkarkimin e 51-vjeçarit, i  cili e drejtoi Milanin për gjashtë muaj, ka folur edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Tekniku italian deklaroi se shkarkimi është pjesë e punës së një trajneri.

“Unë mendoj se shkarkimi është pjesë e punës së një trajneri. Jam shkarkuar mijëra herë. Kur ka probleme në një ekip përgjegjësia bie mbi një njeri. Fatkeqësisht kështu është. Në punën e tij trajneri është vetëm, sidomos në momente të vështira. Fonseca e di se çfarë mund të ndodhë kur bën këtë lloj pune. Trajnerët janë të trishtuar kur të pushojnë, por ne e kalojmë atë”, ka thënë Ancelotti.

65-vjeçari Ancelotti ishte trajner i Milanit nga viti 2001 deri në vitin 2009.

Ai ka luajtur edhe si futbollist te “kuqezinjtë” për pesë vite.