Mungesa e karakterit te skuadra e Juventusit në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë ndaj Milanit ka bërë që te trajneri Thiago Motta të rritet presioni.
Njohës të futbollit në Itali shkruajnë se Juventusi nuk ka pasur përparim me trajnerin e ri.
Me 11 barazime nga 18 ndeshje në Serie A, Juventusi ka mbetur larg synimit për titull kampioni në elitën italiane të futbollit.
Juventusi me 32 pikë në 18 ndeshje është në vendin e gjashtë.
Në Superkupë të premten mbrëma, Juventusi u mposht 2:1 në Riad të Arabisë Saudite.
Kenan Yildiz shënoi për “zonjën e vjetër” në minutën e 21-të, ndërsa goli i Christian Pulisiqit në minutën e 71-të dhe autogoli i Federico Gattit katër minuta më vonë, bën që Juventusi të eliminohej.
Në Ligën e Kampionëve, Juventusi është jashtë zonës që dërgon direkt në 1/8 e finales, ndonëse deri në fund të fazës së ligës kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur.