Skuadra e Chelseat është pa fitore në katër ndeshjet e fundit.
Ka dy disfata dhe dy barazime.
Të shtunën në kuadër të javës së 20-të të Premier Leagues, Chelsea si mysafir barazoi 1:1 me Crystal Palacen.
Cole Palmer e kaloi në epërsi Chelsean në minutën e 14-t.
Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 82-të.
Jean-Philippe Mateta realizoi për 1:1.
Chelsea ka 36 pikë dhe është në vendin e katërt.
Crystal Palace ka 21 pikë dhe renditet në pozitën e 15-të.