Galatasaray ka fituar me vështirësi ndaj Goztepes dhe është shkëputur në krye të Superligës së Turqisë.

Galata të shtunën në mbrëmje në kuadër të javës së 18-të në shtëpi e mposhti 2:1 Goztepen.

Galatasaray është lider me 47 pikë. Fenerbahçe renditet në pozitën e dytë me 36 pikë.

Victor Osimhen ishte i saktë nga penalltia në minutën e dhjetë për 1:0 në të mirë të Galatës.

Romulo i barazoi shifrat për mysafirët në minutën e 27-të.

Golin e fitores për vendësit e realizoi Yunus Akgun në minutën e 61-të.

Ai realizoi për 2:1.

Galatasarayt iu anulua edhe një gol i shënuar nga Lucas Torreira në minutën e 80-të për shkak të pozitës jashtëloje.

Goztepe ka 28 pikë dhe është në vendin e pestë.