Është hapur zyrtarisht të hënën votimi për ekipin e vitit “EA Sports FC 25”, ndërsa pjesë e listës bashkë me shumë yje të futbollit janë edhe mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka dhe sulmuesi i Lillet, Edon Zhegrova. Për të përzgjedhur ekipin e vitit të drejtë vote kanë shikuesit.
Është një nga mundësitë e vetme të futbollit që votohet nga tifozët e gjithë botës. Votimi ka nisur të hënën, ndërsa do të mbyllet më 12 janar. Ekipi final do të zbulohet më 15 janar.
Në garë ka emra me peshë në futbollin botëror. Pra gara do të jetë e fortë për Zhegrovën në sulm e po ashtu edhe për Xhakën në mesfushë.
Ndër emrat që janë në listë për vend në 11-shen e vitit janë Vinicius Junior, Kylian Mbappe, Mohamed Salah, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Robert Lewandowski, Lamine Yamal, Harry Kane, Rodri, Dani Olmo, Jude Bellingham, Jamal Musiala, Federico Valvedere e shumë të tjerë.