Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka shënuar gol për Augsburgun në miqësoren kundër Hoffenhemit të hënën. Rexhbeçaj shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 11-të, por në pjesën e dytë ekipi tij pësoi tri gola për ta humbur takimin e luajtur në stadiumin “Dietmar Hopp” në Hoffenheim me rezultatin 3:1. Rexhbeçajt fillimisht i ishte bllokuar gjuajtja e tij nga zona e 16-të metërshit, ndërsa më pas me këmbën e majtë shënoi për 1:0.
Ndeshja u zhvillua dy herë nga 60 minuta. 60 minutat e parë, Augsburgu i mbylli me fitore 1:0. 60 minutat e pjesës së dytë u mbyllën 3:0 në të mirë të Hoffenheimit.
Për Augsburgun ishte ndeshja e vetme testuese në përgatitje për stinorin pranveror. Augsburgu e luan të dielën ndeshjen në shtëpi kundër Sutttgartit.