Legjenda kroate Luka Modriq po mendon që ta vazhdojë edhe për një vit kontratën me Real Madridin.
39-vjeçari ka kontratë deri në verë, por “Marca” ka shkruar se mesfushori po mendon që të vazhdojë kontratën deri në verën e vitit 2026.
Ky raportim i gazetës spanjolle është pritur me entuziazëm nga mediat kroate. Nëse vazhdon kontratën me Realin, sipas të gjitha gjasave Modriqi do të vazhdojë të luajë për Kroacinë deri në verën e vitit 2026 dhe mund të paraqitet në Kupën e Botës në SHBA, Kanada e Meksikë. Modriqi është te Reali prej vitit 2012, ndërsa tashmë është prej legjendave të klubit.
Ai këtë edicion ka rol më të kufizuar, ndërsa vazhdimi i kontratës varet edhe nga qëndrimi i drejtuesve të klubit.