Luis Hasa është shumë afër që t’i bashkohet Amir Rrahmanit te skuadra e Napolit.
Hasa të mërkurën është përshëndetur me skuadrën e Lecces, ndërsa mediumet në Itali kanë shkruar se ai do t’i kryejë testet mjekësore e më pas do të zyrtarizohet te napolianët.
Mesfushori 21-vjeçar me tipare sulmuese është zhvilluar si futbollist te të rinjtë e Juventusit.
“I dëshiroj klubit dhe bashkëlojtarëve më të mirën. Faleminderit Lecce”, ka shkruar Hasa në Instagram.
Drejtori teknik i Lecces, Pantaleo Corvino, ka folur për Hasën të mërkurën në konferencën për shtyp, duke thënë se ka pasur interesim për të, nga klube të rëndësishme.
“AreaNapoli” ka shkruar se Hasa do të transferohet për 500 mijë euro te Napoli dhe ka qenë dëshirë e trajnerit Antonio Conte.
Hasa ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Italisë.