Taulant Xhaka ishte në fushë për vetëm 196 minuta në pjesën e parë të edicionit në Superligën e Zvicrës. 

Por gjatë kësaj kohe, 33-vjeçari që aktivizohet te Baseli, bëri fare pak gabime. 

Sipas statistikave të publikuara nga Liga e Futbollit e Zvicrës, Xhaka e ka saktësinë më të madhe të pasimeve në gjithë ligën, me 93.6 për qind. 

Ai përcillet nga futbollisti tjetër i Baselit, Nicolas Vouilloz. 

Antonios Papadopoulos  i Luganos është i treti. 

Vëllai i Taulantit, Granit Xhaka, i cili njihet po ashtu si pasues shumë i mirë i topit, ka publikuar këto statistika në Instagram.