Plot 12 lojtarë të Baselit nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Fabio Celestini për ndeshjen derbi kundër Luganos, shkruan “4-4-2.com”.
Ndeshja Lugano – Basel luhet më 19 janar dhe i takon xhiros së 19-të të Superligës së Zvicrës. Dhjetë lojtarë janë të lënduar, ndërsa dy lojtarë të suspenduar.
Dy prej 12 lojtarëve që do t’i mungojnë Baselit janë shqiptarë. I suspenduar është Leon Avdullahu, ndërsa i lënduar Albian Ajeti. Prej lojtarëve më të rëndësishëm të Baselit është Xherdan Shaqiri.
Lugano është në vendin e parë me 31 pikë, kurse Baseli një pozitë më poshtë me një pikë më pak. Te Lugano janë disa lojtarë shqiptarë. Është portieri i Kosovës, Amir Shaipi, pastaj Albian Hajdari, Uran Bislimi e Shkëlqim Vladi.