Mesfushori i Tottenhamit, Rodrigo Bentancur, është larguar me barelë pas vetëm gjashtë minutave lojë në gjysmëfinalen e parë të “Carabao Cup” ndaj Liverpoolit.
Uruguaiani 27-vjeçar tentoi ta godiste me kokë një top, por më pas ra në tokë dhe humbi vetëdijen.
Stafi mjekësor ia dha ndihmën në fushë për afro nëntë minuta dhe e shoqëroi atë jashtë fushës me oksigjen, para se ai të zëvendësohej nga sulmuesi Brennan Johnson.
Më vonë u konfirmua se ai është i vetëdijshëm dhe ka folur, shkruan “BBC” të mërkurën në mbrëmje.
Por, do të shtrihet në spital për t’u përcjellë gjendja e tij.
Ndeshja ndërmjet Tottenhamit dhe Liverpoolit është duke u zhvilluar dhe rezultati aktualisht është 0:0.
Kanë mbetur edhe 20 minuta lojë.