Liverpooli i drejtuar nga trajneri Arne Slot e ka humbur ndeshjen e parë pas 24 ndeshjeve rresht pa disfatë.

Të mërkurën mbrëma, Tottenhami fitoi ndaj Liverpoolit 1:0, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së parë të Kupës së Ligës.

Në minutën e gjashtë pa ndjenja në fushë ra mesfushori uruguaian i vendësve, Rodrigo Bentancur. Pas nëntë minutave ku iu dha ndihma mjekësore, Bentancur u largua me oksigjen nga fusha, por tani është i vetëdijshëm dhe ka folur. Por, tretmanin mjekësor do ta vazhdojë edhe më tutje.

Gola nuk pati në pjesën e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte më dinamike.

Pedro Porro e humbi mundësinë më të mirë në minutën e 56-të për Tottenhamin. Tentimin e parë të tij e bllokoi kapiteni Virgil van Dijk, pas gabimit të portierit Alisson Becker.

Në tentimin e dytë, Porro gjuajti jashtë.

Tottenhami shënoi më pas në minutën e 76-të me Dominic Solanken. Goli u anulua pas rishikimit të situatës në VAR.

Njoftimi nga gjyqtari kryesor Stuart Attwell u dëgjua nga i gjithë stadiumi dhe kjo ndodhi për herë të parë.

Vendësit nuk u dorëzuan dhe shënuan me mesfushorin suedez, Lucas Bergvall.

Ai shënoi me asistim të Solankes.

Ndeshja kthyese zhvillohet më 6 shkurt në stadiumin “Anfield”.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Newcastle dhe Arsenali.

Newcastle e fitoi ndeshjen e parë në Londër, 2:0.