Mërgim Berisha nuk ka qenë në gjendje ta gjejë veten te Hoffenheimi pasi u transferua nga Augsburgu në verën e vitit 2023.

Ai nuk pati minutat e duhura nën drejtimin e trajnerit Pellegrino Matarazzo dhe as nën drejtimin e Christian Ilzerit.

Ka pasur edhe telashe me lëndime.

Sulmuesi 26-vjeçari ka ndërruar edhe kompaninë menaxhuese dhe tani është në kërkim të një ekipi të ri.

Marrëveshja e huazimit të Berishës është më e mundshme, ndërsa së fundmi ka pasur kontakte edhe me Werder Bremenin, raporton “Kicker” të enjten.

Në edicionin aktual, Berisha ka zhvilluar vetëm 540 minuta, ndërsa ka kontribuuar me një gol e një asistim.