Fenerbahçe e drejtuar nga trajneri portugez, Jose Mourinho, ka fituar me rezultat bindës në ndeshjen e parë të Grupit B të Kupës së Turqisë.
Skuadra e madhe turke fitoi në udhëtim te Kasimpasha me rezultatin 3:0.
Të gjitha golat mysafirët i shënuan në pjesën e parë.
Sulmuesi Youssef En Nesyri e hapi serinë e golave në minutën e dytë.
Pas afro gjysmë ore lojë realizoi mbrojtësi Yusuf Akcicek, ndërsa Bartug Elmaz e vendosi rezultatin përfundimtar me golin e minutës së parë të shtesës në pjesën e parë.
Gaziantepi, Fenerbahçe dhe Goztepe kanë nga tri pikë në Grupin B, ndërsa Erzurumi, Kasimpasha dhe Istanbulspori janë pa pikë në tri vendet e fundit.
Dy skuadrat e para nga katër grupe sa janë gjithsej, avancojnë në fazën nokaut të garës.