Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronado, e ka nisur vitin 2025 me diçka që e ka bërë gjatë gjithë karrierës. Në ndeshjen e tij të parë për vitin 2025, Ronaldo shënoi golin e tij të 917-të në karrierën 24-vjeçare. Shënoi nga penalltia për epërsinë 2:1 dhe në fund me Al-Nassrit fitoi kundër Al Okhdoodin me rezultatin 3:1, në ndeshjen e xhiros së 14-të.

Ndërsa Ronaldo po i afrohet ditëlindjes së tij të 40-të më 5 shkurt, mosha nuk ka dëshmuar se është pengesë për të shënuar gola. Me ndeshjen e tij të parë të vitit 2025, ai vazhdon marshimin e tij drejt arritjes së 1000 golave në karrierë.

“Mënyra më e mirë për ta nisur vitin”, shkroi Ronaldo në Instagram pas ndeshjes.

Goli i shënuar të enjten e bën Ronaldon futbollistin e vetëm në histori që shënon në 24 vjet radhazi, duke forcuar statusin e tij si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë sport. Ai e mbylli vitin 2024 me 43 gola dhe vitin 2023 si golashënuesi më i mirë i vitit kalendarik, duke shënuar 54 gola në total.

Që nga viti 2002, Ronado ka shënuar në çdo vit kalendarik – një seri e pakrahasueshme si profesionist.

Golat e tij të parë i shënoi në tetor të vitit 2002 për Sporting Lisbonën. Ai shënoi dy herë kur ekipi tij mundi Moreirensen në elitën e futbollit të Anglisë. Që atëherë, ai ka shënuar 917 gola në karrierë për Sportingun, Manchester Unitedin, Real Madridin, Juventusin, Al-Nassrin dhe përfaqësuesen e Portugalisë.

Në formë të vërtetë, viti 2025 nuk ka përjashtim, pasi u deshën vetëm 42 minuta në ndeshjen e tij të parë që Ronaldo të festonte golin e tij të parë, duke ndihmuar ekipin ta fitojë ndeshjen.

Al Nassr pas 14 ndeshjeve të luajtura ka 28 pikë në vendin e tretë, aq sa ka edhe Al Qadisiya me një ndeshje më pak të luajtur.

Lider është Al Ittihadi me 36 pikë në 13 ndeshje, dy më shumë se Al Hilali.