Liga MLS e futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka kërkuar falje Celticut dhe Kyogo Furuhashit, pasi gabimisht e ka zyrtarizuar japonezin si futbollist të ri të Atlanta Unitedit. 

Klubi amerikan, që udhëhiqet nga ish-trajneri i Celticut, Ronny Deila, e ka kërkuar për një kohë 29-vjeçarin, i cili ka kontratë me klubin skocez deri në vitin 2027, shkruan “BBC” të premten.

Dhe njoftimi se Atlanta e ka transferuar Kyogon u publikua në faqen zyrtare të ligës MLS të mërkurën në mbrëmje, dhe është fshirë më pas. 

Në të njëjtën kohë, Atlanta njoftoi se e ka trnasferuar të talentuarin Cayman Togashi, po ashtu nga Japonia. 

“Gabimisht është postuar artikulli me emrin e gabuar të lojtarit që është transferuar te një klub i MLS-së. Artikulli është fshirë menjëherë dhe është përmirësuar. MLS u kërkon falje palëve të përfshira”, ka shkruar MLS-ja në faqen zyrtare.