Mbrojtësi anglez, Trent Alexander-Arnold, ka shënuar supergol të shtunën në fitoren e Liverpoolit.

Liverpooli shënoi fitore bindëse me rezultatin 4:0 ndaj Accringtonit në kuadër të raundit të tretë të FA Cup.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë kurse dy të tjerë në pjesën e dytë.

Diogo Jota shënoi për 1:0 në minutën e 29-të.

Në minutën e 45-të me asistimin e Dominik Szoboszlait, Arnold shënoi supergol nga distanca për 2:0.

Ndërsa goli i tretë u realizua nga Jayden Danns në minutën e 76-të dhe Federico Chiesa në minutën e 90-të realizoi për 4:0.

Liverpooli të mërkurën u mposht në gjysmëfinalen e parë të EFL Cup nga Tottenham Hotspuri me rezultatin 1:0.

Gjysmëfinalja e dytë do të luhet më 6 shkurt nga ora 21:00.

Liverpooli në Premier League është lider me 46 pikë.