Ardian Ismajli është detyruar ta lërë fushën në minutën e 21-të, pas një lëndimi që e pësoi në disfatën e Empolit.
Empoli të shtunën në shtëpi u mposht nga Lecce me rezultatin 3:1 në kuadër të javës së 20-të të Serie A.
Ylber Ramadani që nuk luajti në tri ndeshjet e fundit, u inkuadrua nga minuta e 82-të te Lecce.
Dario Daka mbeti në stol te mysafirët ndërsa Medon Berisha mungoi për shkak të lëndimit.
Ismajli ishte duke kaluar formë shumë të mirë këtë edicion në elitën e futbollit italian por ende nuk dihet se për sa kohë mund të jetë jashtë fushave.
Empoli dhe Lecce kanë nga 20 pikë.