Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani, pritet të jetë titullar në ndeshjen ndaj Venezias.
Interi do të jetë mysafir i Venezias të dielën në kuadër të javës së 20-të të Serie A.
“Football Italia” ka raportuar të shtunën se trajneri i Interit, Simone Inzaghi, pritet që pas lëndimit të mesfushorëve Hakan Çalhanoglu dhe Henrikh Mkhitaryan, t’i besojë Asllanit.
Çalhanoglu u detyrua të zëvendësohej në pjesën e parë të finales së Superkupës së Italisë, për shkak të një lëndimi.
Ndërkohë, Mkhitaryan u lëndua të premten në stërvitje.
Në mesfushë krahas Asllanit pritet të luajnë edhe Nicolo Barrella dhe Piotr Zielinski.
Asllani kohët e fundit është raportuar se mund të largohet nga Interi.
Për të është interesuar Bologna.
22-vjeçari Asllani këtë edicion ka luajtur në 15 ndeshje në të gjitha garat dhe ka kontribuar me një gol dhe një asistim.