Ishte 24 prilli i vitit 2023 kur Adnan Januzaj kishte shënuar golat e fundit në ndeshje kampionale. Ai kishte realizuar dy gola e një asistim në fitoren 4:2 të Bashakshehirit ndaj Giresunsporit në Superligën turke.

Tjetër gol në ndeshje zyrtare, 29-vjeçari Januzaj shënoi të dielën. Ai shënoi golin e vetëm për Las Palmasin, që humbi 2:1 nga Getafe në kuadër të xhiros së 19-të të La Ligas spanjolle.

Januzaj hyri në lojë në minutën e 87-të, ndërsa shënoi për rezultatin përfundimtar në minutën e 89-të.
Për ish-reprezentuesin e Belgjikës është paraqitja e shtatë këtë edicion në La Liga. Ka një gol e një asistim. Në edicionin e kaluar i kishte tetë paraqitje për Sevillan, por pa gol e asistim. Ata dy gola për Bashakshehirin ishin të vetmit të Januzajt në edicionin 2022/2023.

Të dielën, Januzaj shënoi gol të bukur me goditje volej nga zona.

Las Palmasi është në vendin e 14-të në kampionatin spanjoll me 22 pikë.