Për herë të tretë rresht, Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë i Përfaqësueses së Zvicrës. Xhaka u shpall lojtari më i mirë i përfaqësueses zviceratenë të futbollit për vitin 2024.
Kapiteni i Zvicrës fitoi garën me Manuel Akanjin dhe Dan Ndoyen. Xhaka ka pasur një vit të madh. Udhëhoqi Bayer Leverkusenin drejt titullit të kampionit të Gjermanisë. Me Leverkusenin fitoi edhe Kupën e Gjermanisë, ndërsa humbi në finale të Ligës së Evropës nga Atalanta.
Ai po e udhëheq sërish Leverkusenin në garën për ta mbrojtur titullin e kampionit. Xhaka është i padiskutueshëm te Zvicra.
Ceremonia e më të mirëve në Zvicër është duke u mbajtur në Bernë.



























