Noah Okafor do të mbetet pjesë e skuadrës së Milanit.

Reprezentuesi i Zvicrës, Okafor, të hënën udhëtoi për në Gjermani për t’i kryer testet mjekësore te skuadra e Leipzigut.

Por të martën “Sky Sport” ka njoftuar se Leipzigu nuk do ta transferojë Okaforin për shkak se ai nuk ka kaluar me sukses testet mjekësore. Okafor ende nuk është i gatshëm për lojë për shkak të një lëndimi të pësuar te skuadra e Milanit.

Okafor i ka munguar Milanit në gjashtë ndeshjet e fundit.

Reprezentuesi i Zvicrës pritej t’i bashkohej skuadrës së Leipzigut në formë huazimi por me opsion e blerjes për 25 milionë euro në fund të këtij edicioni.

24-vjeçari Okafor luan kryesisht si sulmues i krahut. Pjesë e Milanit është nga viti 2023.

Ai iu bashkua Milanit nga Salzburgu për 15 milionë euro.