Real Madrid mund të ngjitet në krye të La Liga-s me një fitore ndaj Las Palmas të dielën, edhe pse do të jenë pa disa lojtarë kyç për këtë ndeshje. 

Lojtarë si Vinicius Junior (i pezulluar) dhe Eduardo Camavinga (i dëmtuar) nuk do të jenë të pranishëm, dhe për t’i bërë gjërat edhe më të vështira, Carlo Ancelotti tani do të duhet të bëjë pa shërbimet e Aurelien Tchouameni.

Tchouameni, i cili ka qenë nën presion kohët e fundit për shkak të disa paraqitjeve të dobëta, është detyruar të largohet nga skuadra që do të përballet me Las Palmas në “Santiago Bernabeu”. 

Siç është konfirmuar nga Real Madrid, mesfushori francez ka pësuar një dëmtim të lehtë në këmbën e majtë.

Tchouameni pritej të startonte kundër Las Palmas, ndaj kjo është një goditje e madhe për Real Madridin, i cili ka thirrur lojtarët e rinj Jacobo Ramon dhe Chema Andres për të zëvendësuar 24-vjeçarin. 

Megjithatë, mungesa e tij krijon mundësinë që një nga Luka Modric ose Dani Ceballos të luajë në mesfushë përkrah Federico Valverde.