Ardon Jashari mund të largohet gjatë verës nga Club Brugge për t’iu bashkuar skuadrës elitare të Italisë, Atalanta.
Kështu ka raportuar sajti belg “voetbalnieuws.be” të hënën. Atalanta është e gatshme t’i shpenzoj 20 milionë euro për mesfushorin e përfaqësueses së Zvicrës.
“Atalanta rrezikon ta humbë Edersonin, sepse Manchester City dhe Liverpooli kanë shprehur interesim të madh. Megjithatë, Në Club Brugge nuk janë të shqetësuar. Jashari nuk do të largohet nga Club Brugg në janar. Kjo është e sigurt. Njerëzit e klubit kërkojnë 20 milionë euro për Jasharin i cili ka kontratë deri në qershor të vitit 2028”, shkruan sajti belg.
Jashari 22-vjeçar iu bashkua Club Brugget në verën e vitit të kaluar.
Ai ka luajtur 27 ndeshje në të gjitha garat për klubin elitar të Belgjikës, ndërsa ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me katër asistime.