Manchester City ka transferuar qendërmbrojtësin e Uzbekistanit, Abdukodir Khusanov nga skuadra e Lensit. Ai ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë, ka njoftuar klubi i Premier Leagues të hënën. Mediat britanike kanë raportuar se City ka paguar 40 milionë euro për Khusanovin, i cili luajti 13 nga 16 ndeshjet për Lensin në Ligue 1.
“Jam i lumtur që i bashkohem Manchester Cityt, një klub që jam kënaqur duke e shikuar për një kohë të gjatë. Kjo skuadër është e mbushur me lojtarë të mirë dhe mezi pres t’i takoj dhe të luaj përkrah tyre. Dhe sigurisht që Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mëdhenj dhe unë jam i emocionuar të mësoj prej tij dhe të përmirësoj lojën time edhe më shumë. Ky është një moment shumë krenar për mua dhe familjen time që të bashkohemi me një klub të madh si Manchester City dhe unë jam më se i gatshëm për këtë sfidë”, ka thënë Khusanov për faqen e kampionit të Anglisë.
Te skuadra e Cityt vlerësojnë mbrojtësin Khusanov.