Gjiganti gjerman, Bayern Munchen, e ka transferuar talentin gjerman, Tom Bischof.
19-vjeçari Bischof do t’i bashkohet Bayernit për edicionin e ardhshëm.
Ai do të transferohet si futbollist i lirë nga Hoffenheimi.
Bischof do të vazhdojë të luaj te Hoffenheimi deri në përfundimin e këtij edicioni dhe më pas do t’i fillojë stërvitjet me Bayernin.
Me bavarezët, Bischof ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2029.
Drejtori sportiv i Bayernit, Christoph Freund, iu gëzua transferimit të gjermanit Bischof.
“Tom Bischof është një nga talentet më të mëdhenj gjerman, i cili ka tërhequr interesin ndërkombëtar. Në moshën 19-vjeçare ai tashmë ka fituar shumë eksperiencë në futbollin profesionist. Tom është një përshtatje ideale për filozofinë tonë si një mesfushor i talentuar. Ne jemi të kënaqur që ai ka vendosur të bëj hapat e ardhshëm te Bayerni”, ka thënë Freund.



























