Skuadra holandeze, PSV Eindhoven e ka mposhtur në Beograd skuadrën e Cërvena Zvezdës me rezultat 3:2. Ndeshja e luajtur të martën i takoi xhiros së shtatë të Ligës së Kampionëve.

Luuk de Jong në minutën e 17-të, Guus Til në minutën e 23-të dhe Rayan Flamingo në minutën e 43-të dhe 50-të i shënuan golat e fitores për holandezët. Skuadra serbe shënoi dy gola në minutat 71 dhe 77-të.

PSV-ja është në vendin e 16-të me 11 pikë, kurse Zvezda e 31-ta me tri pikë.