Një gol, dy asistime dhe mbi të gjitha një mur i pakapërcyeshëm. Amir Rrahmani është ministri i mbrojtjes i Antonio Contes, shkruan “Il Mattino” të mërkurën.
Numri 13 i Napolit, 30-vjeçari, i është kthyer lavdisë së dikurshme. Si në kohën kur Napoli fitoi titullin. Por tashmë ai nuk është përkrah Kimit. Këtë edicion, mbrojtësi po përshtatet me Alessandro Buongiorno, me të cilin formoi dyshe të pathyeshme, ashtu siç po bën tani me Juan Jesusin, që po e zëvendëson denjësisht ish-lojtarin e Torinos në pesë ndeshjet e fundit. Buongiorno është duke u rikuperuar nga një lëndim, por Amiri është një garanci në mbrojtje, qoftë me tre apo katër lojtarë.
Rrahmani nuk i ka munguar në asnjërën prej 21 ndeshjeve në Serie A.
Shpesh merr komplimente nga Conte.
Napoli ka pësuar 14 gola në 21 ndeshje dhe një pjesë e madhe e meritave shkojnë për Rrahmanin
Ai është i mirë në udhëheqje, i fuqishëm në ajër, korrektues dhe me një aftësi të mirë të leximit të lojes.
Nëse i shtojmë kësaj se mbrojtësi i ekipit italian dhe kapiteni i Kosovës – me të cilën mban rekordin për paraqitje, nuk lëshon rastet edhe në sulm. Ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë. Rrahmani mbetet ushtari i vyer i gjeneralit Conte dhe Napolit.