Goli i Rafael Leaos ia ka siguruar Milanit pikët e plota ndaj Gironas në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e xhiros së shtatë e Ligës së Kampionëve e zhvilluar në “San Siro”, përfundoi 1:0.
Leao shënoi pas një veprimi të mirë individual, në minutën e 37-të.
Skuadrës nga La Liga iu anulua goli i minutës së 58-të, i shënuar nga Bryan Gil.
Gil shënoi nga distanca, por para pranimit të topit, ishte në pozitë jashtë loje dhe kjo u konfirmuar me VAR.
Milani ka 15 pikë dhe është në vendin e gjashtë.
Girona eliminohet nga “Championsi” pasi i ka vetëm tri pikë.