Manchester Unitedi ka shënuar fitore dramatike në xhiron e shtatë të Ligës së Evropës ndaj Rangersit të Nedim Bajramit.

Unitedi fitoi 2:1.

Jack Butland shënoi autogol për epërsinë 1:0 të “djajve të kuq”.

Sfida u bë dramatike dy minuta para fundit, kur gol të bukur shënoi sulmuesi Cyriel Dessers.

Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, në skenë u shfaq kapiteni Bruno Fernandes, që shënoi në minutën e dytë të kohës shtesë.

Mesfushori i Shqipërisë, Bajrami, luajti deri në minutën e 71-të.

Man. Unitedi ka bërë hap të madh drejt avancimit në 1/8 e finales.

Deri në fund të fazës së ligës ka mbetur edhe një xhiro.

Unitedi është i katërti me 15 pikë.

Rangersi në vendin e 13-të ka 11 pikë.