Mbrojtësi Arbenit Xhemajli dhe sulmuesit Ermir Rashica e Baton Zabërgja kanë zënë vend në përbërjen më të mirë në Superligën e Shqipërisë në futboll për vitin 2024.
Federata Shqiptare e Futbollit të hënën mbrëma ka shpallur më të mirët, ndërsa ndër të tjera ka shpallur edhe përbërjen e vitit.
Të tre lojtarët nga Kosova kanë pasur paraqitje të mira në edicionin e kaluar. Xhemajli është tek Egnati, Rashica te Skënderbeu, ndërsa Zabërgja te Dinamo.