Ylli brazilian Vinicius Junior ka pranuar ofertë të “çmendur” nga Arabia Saudite, ka njoftuar Diario AS.

Sulmuesit të Real Madridit i është bërë ofertë për kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej 200 milionë euro neto.

Ndërkohë Real Madridit për të liruar Viniciusin i është bërë oferta prej 300 milionë euro. 

Klubi madrilen ka  kthyer përgjigje se klauzola për lirimin e Viniciusit është 1 miliard euro.

Emri i klubit arab nuk është bërë i ditur nga mediumi spanjoll.