Sulmuesi Mërgim Berisha është kthyer tek Augsburgu në formë huazimi nga Hoffenheimi.

Marrëveshja e klubeve gjermane vlen deri në fund të sezonit. Klubet s’i kanë bërë të ditura detajet.

Në sezonin 2022/23, Berisha iu bashkua Augsburgut në formë huazimi nga Fenerbahçe. Me nëntë gola dhe katër asistime, ai u bë golashënuesi më i mirë në sezon debutues.

Pas përfundimit të atij sezoni, Augsburgu e shfrytëzoi të drejtën e transferimit të plotë, por Berisha u transferua menjëherë te Hoffenheimi.

“Doja që të kthehesha sepse këtu kam kaluar kohën më të mirë. Jam ndier shumë rehat, kam realizuar shumë gola dhe jam zhvilluar shumë. Jam falënderues që më është dhënë rasti të kthehem. Dua të luaj rregullisht sërish dhe do të jap më të mirën që ta shpaguaj besimin që më është dhënë”, ka thënë Berisha për uebfaqen e klubit.

Sulmuesi 26-vjeçar do ta bartë fanellën me numrin 37 tek Augsburgu.

Në 11 paraqitje në Bundesligë këtë sezon me Hoffenheimin, ai ka realizuar një gol.

Më 2023 i ka pasur dy paraqitje edhe për kombëtaren gjermane.